Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me shumë sfida, paga të ulëta e çmime të larta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova po përballet me sfida të shumta dhe se nevojitet angazhim më i madh institucional për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për qytetarët.

Në një reagim me rastin e Ditës së Punëtorëve, Hamza ka kritikuar qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për mungesë angazhimi në adresimin e problemeve ekonomike dhe sociale që prekin qytetarët.

“Edhe këtë 1 Maj po e presim me shumë sfida: paga të ulëta, çmime të larta dhe një qeveri që e ka harruar punëtorin. Shumë prej jush punoni çdo ditë, por mezi ia dilni. Pa kushte të mira pune, pa siguri, pa mbështetje. Shumë familje në vendin tonë luftojnë çdo ditë për një jetë më të mirë.

Ky është realiteti ynë, të cilin duhet ta ndryshojmë së bashku.
Gëzuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve!
Duhet të angazhohemi më shumë që puna të respektohet, familjet të mbrohen dhe e ardhmja të jetë më e sigurt për të gjithë”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika