Hamza: Gjyqtarët e Hagës të mendojnë për pasojat para vendimit, padrejtësinë nuk e pranojmë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se qytetarët janë mbledhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur në marshin solidarizues në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hamza ka deklaruar se Kosova është në pritje të vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë, duke u bërë thirrje atyre që do të marrin vendimin që të mendojnë për pasojat e tij, njofton Dukagjini.

“Sot në këtë shesh nuk po shoh vetëm mijëra qytetarë, po e shoh Kosovën, po i shoh njerëzit që e kanë mbajtur këtë vend gjallë në ditët më të vështira, po shoh familje që e kanë paguar shtrenjtë çmimin për liri. Sot nuk kemi ardhur vetëm për të marshuar, por për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron – e kujton, nderon dhe mbron UÇK-në dhe kemi ardhur për të thënë se Kosova po pret po e pret drejtësinë edhe tri ditë e pak orë vetëm edhe tri ditë e pak orë janë deri më 16 shtator – një vendim që do të lexohet në Hagë, një vendim që në Kosovë jo vetëm që do të dëgjohet por edhe do të ndjehet. Prandaj, atyre që do të marrin vendim sot nga ky shesh ju themi ‘mendoni për pasojat para se të vendosni më 16 shtator”, u shpreh Hamza.

Ai ka theksuar se një vendim i drejtë, sipas tij, do ta forconte drejtësinë, ndërsa një vendim i padrejtë do ta dëmtonte atë dhe do të përbënte, siç tha, një dënim për Kosovën.

“Një vendim i drejtë e forcon drejtësinë, por një vendim i padrejtë e shkatërron atë, një vendim i padrejtë mbi të gjitha është dënim për Kosovën dhe padrejtësinë nuk e pranojmë. Këto nuk janë fjalë zemërimi janë fjalë përgjegjësie sepse ne e dimë çfarë do të thotë të jetosh padrejtësi sepse ne e kemi provuar e përjetuar ne jemi popull që kemi pritur djemtë tanë të kthehen nga lufta e kemi pritur të zhdukurit tash e 27 vjet, kemi pritur lirinë”, u shpreh Hamza.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika