Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Kuvendi i Kosovës, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Duke folur në emisionin Debat Plus, ai e cilësoi situatën si të papërgjegjshme dhe të menaxhuar në mënyrë që të mos prodhojë rezultat.
“Me mjaft shqetësim. Një situatë e papërgjegjshme prej shumicës që janë në pushtet. Një proces duke filluar nga data 28 dhjetori i cili është udhëheqë e drejtu në atë mënyrë që mos me prodhu rezultate. Është krejtësisht e qartë dhe e rregulluar që në rast të moszgjedhjes së presidentit brenda afateve kushtetuese vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë Hamza.
Ai theksoi se institucionet nuk po i japin peshën e duhur këtij procesi, pavarësisht rëndësisë së lartë që ka posti i presidentit.
“Ne i dimë deklaratat, Kuvendi, Qeveria, buxheti dhe pastaj presidenti pa i dhënë kurrfarë peshe dhe relevance kësaj pune, në fakt e ka sepse është pozicion, është posti më i lartë në shtet dhe është detyrim kushtetues që posti i presidentit me u plotësua brenda afateve kushtetuese”, u shpreh ai.