Hamza heq dyshimet: S’bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni me VV-në

Edhe pas takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, “nuk bëhet kurrfarë koalicioni” mes VV-së dhe PDK-së.

Kështu ka pohuar kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, në një konferencë për media.

Hamza ka thënë se në zgjedhje do të hyjnë për të fituar e jo për të bërë koalicion.

“Nuk bëhet bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni (me VV-nnë), nuk jemi duke fol për koalicione. Ne jemi në garë me punu fort. Me program, me ekipin, me listë. Me gjithçka që kërkon fushata që ne të jemi parti fituese… “, ka thënë Hamza, duke theksuar se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk ka të bëjë asgjë me takimin Kurti-Krasniqi.

Sipas tij, qëndrimi i PDK-së për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare ka ardhur si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër.

“Fare nuk ka lidhje marrëveshjet ndërkombëtare, konferenca e sotme me ditët e kaluara ( duke folur për takimin Kurti-Krasniqi). Sot po flasim për një diçka që i nevojitet vendit. Përtej aspektit financiar, është edhe partneriteti me ndërkombëtar. Prandaj, sot jemi këtu për të dhënë qëndrimin tonë”, ka shtuar Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika