Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është bashkuar qindra qytetarëve që po marrin pjesë në sheshet e kryeqytetit në “Marshin për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Hamza është parë i shoqëruar nga djali i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se Hamza do të jetë edhe një nga folësit në kuadër të organizimit të këtij marshi.