Hamza i përgjigjet Kurtit: Do të kontribuojmë në konstituimin e Kuvendit, por mbetemi në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur me letër kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e falënderuar për ftesën dhe letrën për takim.

Në përgjigjen e tij, Hamza rithekson se qëndrimi i PDK-së është bërë i qartë gjatë takimit të 10 korrikut dhe në përgjigjen zyrtare të 3 gushtit.

Ai thekson se, për shkak të dallimeve programore dhe konceptuale, PDK nuk do t’i bashkohet qeverisjes dhe do ta ushtrojë rolin e saj në opozitë.

Megjithatë, PDK shpreh gatishmërinë për të kontribuar në forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në letër kërkohet që, në përputhje me afatin e përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerren hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja.

Në fund, Bedri Hamza thekson se Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika