Hamza i shpreh gatishmëri ambasadorit gjerman për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ku ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme.

Hamza i ka shprehur ambasadorit të ri gjerman gatishmërinë për të formuar sa më shpejt institucionet e reja pas zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Hamza ka theksuar rëndësinë e përkrahjes ndërkombëtare për Kosovën, duke kërkuar veçanërisht heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian, mbështetjen për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës dhe avancimin drejt statusit të vendit kandidat për në BE.

“Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike,” ka shkruar Hamza në Facebook.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika