Në mbledhje të grupit parlamentar hyri i bindur në kërkesat e tij.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të dielën, ishte i prerë se ndryshimet në Projektligjin për Gjykatën Speciale, duhet të kalojnë në dy leximet, e më pas të procedohet me çështjen e presidentit.
Por nëse dikush ka plan me çu vendin në zgjedhje është temë tjetër
Por në fakt, pas takimit mbi 3 orësh që mbajti me kryesinë e partisë e deputetët e PDK-së, Hamza tha së është optimist që ligjvënësit në seancën e së hënës, do të votojnë në plotëni për ndryshimet brenda ligjit, ani pse s’ka garanci.
“Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë të jemi pjesë e qeverisë por nuk jemi të mbyllur dhe përjashtues për t’i dhënë vendit president. Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, edhe i lus edhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji”, ka theksuar Hamza.
Hamza poashtu u pyet nëse është i gatshëm të votojë një kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje, për çka tha se mbetet e hapur mundësia që PDK të votojë një president me marrëveshje.
Kuvendi i Kosovës ka kohë vetëm edhe 2 ditë, pra deri më 6 tetor, qe të zgjedh presidentin e vendit, ose në të kundërtën shpërbëhet me automatizëm.
Kuvendi nesër me seancë nga ora 09:00, do të trajtohet ligji për Gjykatën Speciale në lexim të parë