Hamza: Jemi partia e parë me asamblistë në Mitrovicë, Pecit ia uroj fitoren për kryetar
Ish-kryetari Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës që mbështetën dhe besuan në kandidatin e PDK-së për kryetar atje, Arian Tahiri. Ai ka thënë se PDK ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë. “Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin […]
Ish-kryetari Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës që mbështetën dhe besuan në kandidatin e PDK-së për kryetar atje, Arian Tahiri.
Ai ka thënë se PDK ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.
“Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme. Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Hamza ka shtuar se “Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”.
Ai ia ka uruar fitoren Faton Pecit të VV-së.
“Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës”.















