Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar sërish që nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet në Kuvend.
Hamza ka bërë të ditur se kjo kërkesë do të paraqitet edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.
“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale… Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetues është i qartë. Ne kemi këruar përkrhaje dhe presim që të vendoset në procedurë”, ka thënë Hamza.