Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke i cilësuar ato si shkelje të rëndë kushtetuese.

Ai deklaroi se ajo që ndodhi përbën “puç kushtetues”, duke theksuar se Kushtetuta është shkelur tashmë.

“Ky është një puç kushtetues. Është derdhur shumë gjak, shumë mund, shumë sakrificë, shumë vuajtje që ne ta kem lirinë, ta kem shtetin, ta kem Kushtetutën. Kjo çka ka ndodhur sonte, veç ka ndodhur shkelja e Kushtetutës”, u shpreh Hamza.

Sipas tij, Kushtetuta e përcakton qartë procedurën për zgjedhjen e presidentit, duke kërkuar pjesëmarrjen e 80 deputetëve në raundin e parë.

“Kushtetuta është e qartë, duhet të jenë 80 deputetë prezentë në sallë dhe të votojnë që të konsumohet raundi i parë”, theksoi ai.

Hamza u shpreh gjithashtu se, sipas vlerësimit të PDK-së, nuk janë plotësuar kushtet për të vazhduar me raundin e dytë të votimit në seancën e paralajmëruar për nesër.

“Kemi ftesë për nesër në ora 10:00, mirëpo ne konsiderojmë se nuk janë plotësuar kushtet që të kalohet në raundin e dytë, pasi raundi i parë nuk i ka pasur 80 deputetë prezentë dhe nuk kanë votuar 80 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika