Hamza konfirmon refuzimin e rikthimit të Limajt në PDK

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kësaj partie ka njoftuar se kreu i Nismës, Fatmir Limaj, nuk do të jetë pjesë e listës në këto zgjedhje

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka konfirmuar se rikthimi i Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës nuk do të ndodhë, duke lënë të kuptohet se brenda partisë nuk ka pasur pajtim për një lëvizje të tillë.

“E presim dhe e mirëpresim kontributin që do të japë Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate… Kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë Hamza në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Hamza tha se Limajn e ka “mik” dhe ka punuar gjatë me të, por shtoi se këtë herë ai “nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”.

Hamza deklaroi se PDK-ja aktualisht është e fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet, hartimin e programit dhe përzgjedhjen e kandidatëve për listën zgjedhore.

“Punë e madhe, punë voluminoze. Jemi në fazën përgatitore të sloganit, programit, por edhe të listës zgjedhore. Gjithçka që ka të bëjë me fushatën. Kemi përgatitje të mira. Jam optimist”, tha Hamza.

Ai shtoi se lista zgjedhore e PDK-së do të përfshijë figura të reja dhe kandidatë që garojnë për herë të parë.

Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK

Ndryshe, Fatmir Limaj si kreu i NISMA-s i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit 

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika