Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari e kanë shkelur qëllimisht Kushtetutën, kriza është bërë institucionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kërkuar që të thirret seanca konstituive e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës.

Hamza këto deklarata i bëri gjatë një deklarimi për media nga foltorja e sallës së Kuvendit të Kosovës, ku tha se situata politike në vend tashmë ka kaluar në krizë kushtetuese dhe institucionale.

Sipas tij, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit është shkelur qëllimisht, ndërsa ai theksoi se ky afat nuk është përcaktuar nga PDK-ja apo opozita, por nga Kushtetuta e Kosovës.

“LVV, Kurti, Haxhiu dhe Dehari e kanë kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, jo një afat të vendosur nga PDK, jo nga opozita por nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së tha se deputetët e partisë së tij, së bashku me deputetët e Aleancës, janë paraqitur në Kuvend për të kërkuar që procesi i konstituimit të vazhdojë.

“Jemi sot këtu së bashku me deputetët tanë dhe deputetët e Aleancës”, tha ai.

Hamza theksoi se vendi tashmë nuk përballet vetëm me një krizë politike, por edhe me pasiguri në funksionimin e institucioneve.

“Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale”, u shpreh ai.

Sipas tij, institucionet po funksionojnë në një situatë të pasigurt, ndërsa përgjegjësia politike, siç tha ai, po shtyhet nga një ditë në tjetrën.

“Institucionet po funksionojnë në një terren të pasigurt me shkelje kushtetuese, me shkelje të Rregullores së Kuvendit ndërsa përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë politike”, deklaroi Hamza.

Ai tha se një situatë e tillë nuk duhet të normalizohet dhe përsëriti kërkesën për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

“Kjo nuk është normale dhe nuk do lejojmë të bëhet normale”, shtoi Hamza.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika