Hamza mbledh Grupin Parlamentar: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pasi caktimit të vazhdimit seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të shtunën në ora 11:00, duke e cilësuar situatën si serioze dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Hamza tha se është cenuar demokracia dhe rendi kushtetues, duke theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë sa i përket afatit për konstituimin e Kuvendit.

“Situata është serioze. Është cenuar demokracia, Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Është prodhuar një situatë që mundet me prodhuar pasoja të paparashikueshme për vendin. Ne duhet me i respektuar ligjet tona, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i qartë që Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe data e fundit ka qenë sot.

Cila është logjika, përveç dhunimit të Kushtetutës, demokracisë edhe ligjeve, që seanca nuk vazhdon sonte, po thirret për nesër? Kjo është tërësisht e papërgjegjshme. Ne si Parti Demokratike e Kosovës nuk do të jemi pjesë e lojërave të tilla të papërgjegjshme, jo serioze, me oferta aspak serioze, me biseda aspak serioze për me i dhënë vendit institucione. Dhe sigurisht se ne do t’i bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme politike, demokratike në mbrojtje të demokracisë, mbrojtjen e shtetit të Kosovës, Republikës së Kosovës, po edhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Hamza.

Ai bëri të ditur se PDK-ja do ta shqyrtojë situatën në mbledhjen e grupit parlamentar, ku do të formulohen qëndrimet dhe hapat e mëtejmë.

“Ne tash e kemi mbledhjen e grupit parlamentar. Do ta diskutojmë këtë situatë në grupin parlamentar, do t’i bëjmë qëndrimet e tona dhe do të shikojmë se si do të procedojmë tutje. Janë çështje që do të diskutohen tash në mbledhjen e grupit parlamentar. Aty do t’i formulojmë qëndrimet, me qëndrime të qarta”, u shpreh ai./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika