Kandidati i PDK për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar planin e tij për mbështetje sociale dhe arsimore, duke premtuar se askush nuk do të lihet pas.

Ai ka treguar se në programin e tij parashikohet krijimi i një Fondi për Papunësinë, themelimi i Gjykatës së Punës, si dhe 30 milionë euro në vit për bursa studentore dhe mbështetje për çdo qytetar.

“Me mua kryeministër, askush nuk do të lihet pas. Fond për Papunësinë, Gjykatë të Punës, fond 30 milionë euro në vit për bursa studentore dhe mbështetje për çdo qytetar”, ka shkruar ai në Facebook.