Hamza mirëpret Aida Dërgutin në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se Aida Dërguti i është bashkuar PDK-së

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Aida Dërguti i është bashkuar këtij subjekti politik.

Hamza përmes një postimi në “Facebook” e ka cilësuar Dërgutin si një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, e cila, sipas tij, për vite me radhë ka kontribuar në shërbim të vendit.

“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane”, ka deklaruar Hamza.

Lideri i PDK-së, Bedri Hamza ka vlerësuar angazhimin e Aida Dërgutit ndër vite, duke theksuar se ajo gjithmonë ka pasur për synim t’i shërbejë vendit. Këtë ai e ka thënë në pritjen që i ka bërë asaj gjatë aderimit në PDK.

“Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar”, është shprehur kreu i PDK-së.

Hamza ka potencuar gjithashtu se drejtësia mbetet një nga parimet kryesore të bashkëpunimit të tyre politik.

“Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, ka thënë ai.

Në fund të mesazhit të tij, Hamza i ka uruar mirëseardhje Dërgutit në PDK.

Aida Dërguti ka qenë një nga figurat e njohura politike në Kosovë dhe për disa vite ka ushtruar funksionin e nënkryetares së Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ishte pjesë e strukturave drejtuese të këtij subjekti politik dhe ishte angazhuar në aktivitetet politike dhe institucionale të Vetëvendosjes, para se të largohej nga partia në vitin 2018, kur kishte nddhur edhe qarja e madhe në këtë subjek politik pikrisht kur kishin rrjedhur disa komunikime në një grup ku Dërguti ishte ndër protagonistët e këti komunikimi.

Z

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika