Hamza: Nga sot, kujdesi shëndetësor në Mitrovicë mori një dimension tjetër

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar për hapjen e dyerve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qyteti.

Hamza përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se “simbolikisht” u bë pacienti i parë i kësaj Qendre të Mjekësisë Familje për një kontroll rutinore.

Ai njoftoi se QKMF do të ketë shërbim 24 orë në ditë.

“Nga sot, kujdesi shëndetësor në Mitrovicë mori një dimension tjetër. Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila është më e madhja në rajon, ia hapëm dyert. Simbolikisht u bëra unë pacienti i parë, me një kontroll rutinore, sepse kjo qendër është për të gjithë. Në këto ambiente moderne, 24 orë në ditë do të ketë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Urime të përzemërta të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Kujdesin shëndetësor po e rrisim me ju dhe për ju!”,. ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika