Hamza: Ngadalë qytetit po i kthehet normaliteti dhe po bëhet pastrimi në secilin cep të tij

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se qytetit të Mitrovicës po i rikthehet normaliteti, dhe se të gjitha ekipet janë në terren për të iu ndihmuar qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se me të gjithë akterët e institucioneve komunale janë duke vazhduar të qëndrojnë në terren dhe pranë qytetarëve.

“Fatmirësisht, e gjithë kjo situatë ka kaluar pa viktima dhe dëme në njerëz, por duke lënë pas vetes dëme materiale milionëshe, në infrastrukturë, pronë publike, ekonomi familjare dhe biznese”, ka shkruar Hamza.

Pastrimi i rrugëve pas vërshimeve në Mitrovicë

Tutje kryetari i Mitrovicës ka bërë me dije që është bërë evakuimi i shumë familjeve, “të cilat janë mbështetur me pako ushqimore, veshmbathje dhe strehim dhe tani jemi në fazën e evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve”.

Vërshimet në Mitrovicë

“Gjatë këtyre ditëve jam në komunikim të vazhdueshëm me shumë organizata dhe institucione të cilat kanë shprehur gatishmërinë që të na përkrahin në mënyra të ndryshme”, ka shtuar Hamza.

Vërshimet në Mitrovicë

Më tej ai ka shprehur falënderues për të gjithë institucionet, klubin e zhytësve, qytetarët e vullnetit të mirë, operatorët ekonomik dhe organizatat jo qeveritare të cilat kanë shprehur vullentin dhe gatishmërinë për ndihmë jo vetëm këto ditë por edhe gjatë ditëve në vijim.

“Kemi shumë punë për të rimëkëmbur qytetin tonë por ngadalë qytetit po i kthehet normaliteti dhe po bëhet pastrimi në secilin cep të qytetit. Bashkë do t’ia dalim!”, ka potencuar tutje kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika