Hamza: Nuk kemi vija të kuqe për marrëveshje politike, duhet formim i shpejtë i institucioneve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën dje, më 7 qershor, ka deklaruar se partia që ai udhëheq nuk ka vendosur vija të kuqe për arritjen e marrëveshjeve politike që do të mundësonin krijimin e institucioneve dhe formimin e një qeverie të re.

Në një konferencë për media, Hamza tha se preferenca e tij ka qenë formimi i një qeverie pa Lëvizjen Vetëvendosje, por theksoi se nuk ka qenë përjashtues ndaj asnjë opsioni politik.

“E kam dhënë preferencën time, që më e shëndetshme për vendin është krijimi i partive të cilat kemi qenë në opozitë. Tash varet kjo prej numrave, ka më shumë formula. Mirëpo nuk kam qenë përjashtues. Dhe mendoj që për me pas institucione shpejt dhe të qëndrueshme duhet me pas marrëveshje politike qysh tash, pa filluar ende konstituimi i Kuvendit”, deklaroi Hamza.

Sipas Hamzës, Kosovës i nevojiten sa më shpejt institucione funksionale, pasi sfidat dhe prioritetet e vendit nuk mund të presin.

“Unë pres që të ketë një formim të shpejtë të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë të gjitha nivelet, edhe Kuvendin, edhe qeverinë, edhe Presidentin dhe të kemi një përmbyllje të këtij cikli dhe t’i kthehemi punës”, tha ai.

Duke komentuar pjesëmarrjen më të ulët të qytetarëve në zgjedhje, Hamza dha një interpretim të shkurtër për mesazhin që, sipas tij, kanë dhënë votuesit.

“Përndryshe, 200 mijë vota më pak, po e thjeshtësoj çka na kanë thënë votuesit: ‘na keni lodhë, boll’”, u shpreh Hamza.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika