Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i preferueshëm se ai me VV-në

Hamza ka deklaruar se nuk vendos "vija të kuqe" për koalicione me partitë tjera

Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, ka deklaruar se nuk vendos “vija të kuqe” për ndonjë parti në lidhje me formimin e koalicioneve qeverisëse, por theksoi se një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) do të ishte më i preferueshëm sesa me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Në “Debat Plus”, Hamza bëri të qartë se nuk ka vendosur vija të kuqe as në të kaluarën dhe se nuk do të veprojë ashtu as tani.

“Në vitin 2019 këtu në Debat Plus nuk kam vendosur vija të kuqe, pse. Të gjitha partitë janë të Kosovës. Partitë i votojnë qytetarët e Kosovës. Nuk jam prej atyre që thonë vetëm ata që e votojnë PDK-në janë të mirë. E them që ka njerëz të mriz edhe ne PDK, edhe në LDK, edhe LVV, edhe në partitë tjera. Nuk jam prej atyre që; nëse je me mua je i mirë e nëse nuk je me mua je i keq.

Për mua koalicion i preferuar për shkak të programit, koncepte politike është më i pranueshëm me partitë në opozitë. Me LDK-në. Me LVV-në për shkak të dallimeve konceptuale, të kaluarës nuk është koalicion i preferuar. Por, vijat e kuqe janë treguar të paqëndrueshme dhe një diçka që nuk e kam bërë të kaluarën, dhe nuk e kam ditur a janë të qëndrueshme a s’janë krejt, nuk e bëj as sot, kur e kam parë sot që kanë dështuar”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika