Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se nëse del në krye të qeverisë pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, do të ketë paga dhe pensione më të larta për kosovarët.

Në një postim në " title="">Facebook, ai ka thënë se do të ketë edhe mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët.

“50% rritje të pagave në sektorin publik, 70% rritje të pensionit bazik, 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së”.

“Pagat nën 400 euro nuk do të tatohen dhe do të rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës”, ka shkruar Hamza.