Hamza para vazhdimit të seancës: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, ka theksuar se nuk mund të ecet përpara duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

“Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij”, ka shtuar ai.

Në një postim në Facebook, Hamza ka thënë se përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje të Kushtetutës përbëjnë, sipas tij, sulm ndaj shtetit të së drejtës.

“Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik”.

“Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton çdo tendencë politike për t’i shpërfillur procedurat kushtetuese. Ne nuk do të lejojmë që një subjekt politik ta shfrytëzojë pushtetin për të injoruar vullnetin e qytetarëve dhe për t’i dobësuar institucionet legjitime të vendit tonë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka akuzuar LVV-në për, siç tha, shpërfillje të procedurave kushtetuese dhe për dobësim të institucioneve të vendit.

Sipas tij, veprime të tilla rrezikojnë ta çojnë vendin drejt një “anarkie politike” dhe destabilizim të shtetit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika