Hamza: PDK kundër ndryshimeve buxhetore, procedurat në kundërshtim me ligjin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk e mbështet shmangien e procedurave për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Hamza thotë se procedurat janë në kundërshtim me ligjin.

“Përvoja ka treguar që të gjitha veprimet që qeveria i ka ndërmarrë që nga fillimi, nisur prej dekreteve, fillimisht Kuvendi, qeveria, buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare, presidenti, nuk kanë pasur absolutisht asnjë vullnet serioz, në mirëbesim dhe në bashkëpunim, që vendit t’i japin stabilitet institucional. Kjo nuk po shihet.Çfarë po thoni? Këtu nuk është ekip i përbashkët. Këtu nuk është ekip për organizatat buxhetore. Këtu është një situatë që, asnjëherë në 26 vjet pas lufte, nuk e kemi pasur. As mos e pafsha, se keq është. Çfarë po thoni? Pa treguar mirë dhe krejt qartë nga vijnë mjetet, thoni: shtoni edhe rreth 122 milionë euro para publike, duke na dhënë mundësinë që, në mënyrë abuzive, ta bëjmë keqpërdorimin e parasë publike, për ta thjeshtësuar — ta bëjmë blerjen e votës përmes parasë publike. Edhe këtë në një procedurë të përshpejtuar. Prandaj, bazuar në të gjitha veprimet paraprake, për shumë ligje e procedura ku nuk keni treguar bashkëpunim dhe seriozitet, dhe që janë në kundërshtim me transparencën, llogaridhënien dhe procedurat se si sillen ligjet në Kuvend, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës nuk e mbështet”, u shpreh Hamza./EO

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika