Hamza: PDK nuk sheh mundësi për koalicion me VV-në, më i natyrshëm bashkëpunimi me LDK-në dhe AAK-Nismën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me mundësitë për koalicione paszgjedhore.

Në “Debat Plus”, Hamza theksoi se Partia Demokratike e Kosovës nuk sheh pika të përbashkëta për një bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë fola për vizionin për konceptin politik, programin e PDK-së me LVV-në. Prandaj ne kemi deklaruar që nuk mund te jemi në koalicion me LVV-në. Se kemi dallime, kemi edhe sa i përket zhvillimit ekonomin, edhe për sektorin privat, dhe sa i përket diplomacisë edhe sa i përket shumë çështjeve.

Dhe është një diçka që është thuajse vështirë për tu harmonizuar… PDK-ja nuk sheh pika të përbashkëta me pas qeverisje me LVV-në. Nuk kemi pika të përbashkëta”, ka thënë Hamza.

Në anën tjetër, ai u shpreh se PDK-ja e sheh si më të natyrshme një bashkëpunim me LDK-në, koalicionin AAK-Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë, me të cilët, sipas tij, ka më shumë mundësi për të harmonizuar programet qeverisëse.

“Sa i përket partive të tjera, në këtë rast LDK-së koalicionit AAK-Nisma dhe deputetëve të komuniteteve joshumicë. Është shumë më e lehtë harmonizimi i programeve. Ne kemi dallime me LDK-në, por kemi edhe ngjashmëri. Nëse e shikojmë programin e LDK-së dhe PDK-së flasim për politika të orientimit drejt zhvillimit ekonomik, flasim për përkrahje të sektori privat… kemi qeverisur në të kaluarën bashkë. Ka pas periudhe kur qeverisja ka ec mirë, ka pas kur ka pas vështirësi.

Prandaj është shumë më lehtë me e natyrshme me pas një koalicion të PDK-së, LDK-së të koalicionit AAK-Nisma dhe normalisht të deputetët të komuniteteve joshumicë”, ka shtuar Hamza.

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika