Hamza për arsimin: Duhet të prodhojmë kuadro për nevojat e ekonomisë së tregut

Bedri Hamza -PDK

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video nga një takim me mësimdhënës, të cilëve u ka thënë se nuk ka titull ma të lartë se mësues, arsimtar dhe profesor.

“Ne do të investojmë në arsim. Edhe në infrastrukturën shkollore, edhe në pajisjen e shkollave me laboratore, edhe në ndryshimin e kurrikulave, edhe në hapjen e drejtimeve të reja, edhe në mësimin dual, edhe në ndërlidhjen e arsimit me punën praktike. Krejt qëllimi është që ne të prodhojmë kuadro për nevojat e ekonomisë së tregut”, ka thënë Hamza.

Ndërsa, në përshkrimin e kësaj videoje shkruan se nxënësve dhe studentëve do u ofrohet dija, shkathtësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të pasur sukses dhe për ta arritur potencialin e plotë në Kosovë. “Çdo nxënësi dhe studenti do t’ia ofrojmë dijen, shkathtësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të pasur sukses dhe për ta arritur potencialin e plotë në vendin tonë”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika