Hamza për çlirimtarët: Drejtësi, jo politikë! – Thirrje për tubim qytetar më 17 shkurt në Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në një tubim qytetar më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Përmes një postimi, Hamza thekson se drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që shpallën pavarësinë dhe ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë qytetarët. Ai fton qytetarët që më 17 shkurt, në ora 14:00, të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas Hamzës, është koha që ish-krerët e UÇK-së dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të kthehen në shtëpi. Ai përmend me emër Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke i cilësuar si luftëtarë të lirisë dhe figura kyçe të shtetndërtimit.

“Drejtësi, jo politikë!

Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne.
Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika