Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se me pikëllim mori lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja.
Hamza vlerëson se ndarja nga jeta e Qosjes është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, njofton Dukagjini.
“Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë. Si mendimtar i angazhuar në çështjet politike, akademik Rexhep Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë. Në këto momente të rënda për ju, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme”, ka thënë Hamza në telegram ngushëllimin.