Hamza për tragjedinë në Malishevë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë kanë humbur jetën babai dhe dy fëmijët. Hamza u ka shprehur ngushëllime të afërmve dhe miqve të viktimave, njofton Dukagjini. “Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë kanë humbur jetën babai dhe dy fëmijët.
Hamza u ka shprehur ngushëllime të afërmve dhe miqve të viktimave, njofton Dukagjini.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha. Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka thënë Hamza.
Kujtojmë se si pasojë e një shpërthimi në një banesë kolektive në Malishevë kanë humbur jetën tre persona, babai dhe dy fëmijët e tij.















