Hamza: Presim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para fillimit të seancës konstituive ka deklaruar se nuk ak arsye qëë seanca e sotme të mos ketë mbarëvajtje.

“Atëherë nëse flasim për seancën sot, sot është seanca e konstituimit të kuvendit, ku pritet të zgjedhet kryetari apo kryetarja e kuvendit, nënkryetarët, të jepet betimi dhe kjo është rëndësia e ditës, për seancën e sotme, unë nuk shoh arsye që seanca mos të ketë mbarëvajtje, mos të konstituohet, të gjitha kushtet janë që seanca të konstituohet dhe ne të procedojmë tutje dhe normalisht partia me numrin më të madh të ulëseve, të kryejnë detyrat e veta, përgjegjësitë e veta, të japë vendet në institucione”, ka thënë ai.

Ai ritheksoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se prioritet janë programi dhe politikat, e jo ndarja e posteve.

“Jo, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është konsistent, do të thotë ne kemi shku në takim, nuk kemi pas, nuk kemi garu ne kush me u bo, kush në cilën pozitë me u bo. Kemi garu edhe kemi kërku votat e qytetarëve të Kosovës me një program çka për ekonominë, çka për drejtësinë, çka për energjinë, çka për infrastrukturën, çka për anëtarësimet, këto kanë qenë temat”,

I pyetur nëse ka pasur bisedime për pozita institucionale, Hamza u përgjigj shkurt: “Nuk kemi diskutuar fare.”

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika