Hamza: S’ia toleroj mossuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë

I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje.

Ai theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe llogaridhënies për të arritur rezultate konkrete, gjë që mungon te qeveria aktuale.

“Prapa vetes kam një karrierë në sektorin privat e publik, në nivel qendror e lokal. Me program të qartë, me financim të qartë”, tha Hamza.

Ai nënvizoi domosdoshmërinë e mbajtjes përgjegjëse të vartësve.

“Duhet t’i mbash përgjegjës vartësit e tu në mënyrë periodike, se a e zbatojnë programin. Nëse ata futen në një zonë komforti, s’kanë llogaridhënie, i mungon transparenca. Nëse ata s’kanë frikë se e humbin vendin e punës, sepse kryeministri i mbron, sigurisht se rezultatet mungojnë”, tha Hamza.

Ai theksoi se nuk e toleron mungesën e efikasitetit.

“Unë nuk bëj kompromis me suksesin, as me veten, as me ata që më rrethojnë. Nëse dëshiron ta përfundosh punën, atë duhet ta nisesh në kohë. Nuk punon, ecë!”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika