Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës[PDK], Bedri Hamza është takuar me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Gjatë këtij takimi, Hamza i ka kërkuar  ambasadorit francez mbështetje diplomatike për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ambasadorit Olivier Guerot i kërkova mbështetje diplomatike dhe politike edhe për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.Kosovës i duhet bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me partnerët e saj, që me hapa të sigurt ta vazhdojë rrugëtimin evropian!”, ka shkruar Hamza.