Hamza takon kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Për një Kosovë më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK, ku fokusi kryesor ishte rritja e mobilizimit dhe forcimi i organizimit politik, në funksion të shërbimit sa më të mirë për qytetarët.

Kryetari Hamza theksoi se përballë zhvillimeve politike dhe sfidave ekonomike është thelbësore që strukturat e partisë të jenë të organizuara, aktive dhe të lidhura ngushtë me qytetarin.

Ai shtoi se pikërisht përmes një organizimi në terren dhe një mobilizimi të gjerë politik, PDK mund të ndërtojë një program të qartë, të realizueshëm dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.

“Degët tona duhet të jenë qendra të ideve, të angazhimit dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Vetëm përmes një organizimi të mirëfilltë dhe një mobilizimi të sinqertë mund të vijmë me një platformë politike që i përgjigjet pritshmërive të tyre”, u shpreh Hamza.

Në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe për përfshirjen sa më të gjerë të strukturave partiake në procesin e përgatitjes së politikave dhe alternativave zhvillimore.

Duke ruajtur një qasje të përgjegjshme dhe konstruktive ndaj zhvillimeve politike në vend, Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes organizimit të brendshëm dhe angazhimit në terren, të ndërtojë një platformë serioze dhe të nevojshme për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika