Hamza uron festën e Kurban Bajramit: Të punojmë bashkë për progres e prosperitet

FOTO:EO

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Hamza uroi të gjithë besimtarët e fesë islame duke shpresuar të “ketë gëzime, begati, harmoni dhe të punojmë bashkë për progres dhe prosperitet”.

Pas vizitës që pati në Bashkësinë Islame të Kosovës, Hamza ka bërë thirrje për më tepër harmoni, paqe e solidaritet.

“Shfrytëzoj rastin të uroj te gjithë qytetarët e Kosoves të besimit islam të iu uroj shendet, begati dhe të gjitha të mirat në familjet e tyre, është një festë që simbolizon solidaritetin, sakrificën andaj urojmë të ketë harmoni e paqe, është një festë ku njerëzit janë më bujar, më solidaritet, falin edhe pajtohen prandaj gjithmonë në këto festa uroj të ketë gzime, begati, harmoni dhe të punojmë bashkë për progres dhe prosperitet” tha Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika