Hamza vazhdon takimet me zyrtarë amerikanë në Uashington: Miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës

Bedri Hamza, kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, është duke zhvilluar një vizitë në SHBA, ku ka realizuar takime të rëndësishme në Uashington, D.C.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka realizuar takime me zyrtarë të lartë amerikan.

Në një postim në Facebook, Hamza ndau detaje nga një takim i fundit në Këshillin Atlantik, ku ai diskutoi situatën aktuale në Kosovë. Hamza u takua me ambasadorin Daniel Fried, një figurë kyçe në administratën amerikane gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe me Rachel Rizzo, një eksperte e lartë për NATO-n.

“Sapo përfundova një takim përmbajtësor në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme në Washington, D.C. Pata nderin të bashkëbisedoj hollësisht me ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte ndihmëssekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo. Ne biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO”, ka shkrar Hamza në Facebook.

Hamza ka theksuar se plani i tij për qytetarët e Kosovës është i fokusuar në bashkëpunim ndërkombëtar dhe jo në izolim nga bota.

“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota”, ka shtuar Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika