Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të martën ka vizituar një fermë në Keqekollë.

Ai ka theksuar se Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe u shpreh se programi i tij, parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve.

“Nuk ka si qumështi i freskët në fshatrat tona! Zyrafetja dhe Afrimi kanë arritur të ndërtojnë një fermë moderne në Keqekollë, ku i mbajnë rreth 70 lopë qumështore dhe me këtë punë sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre”, ak shkruar Hamza në Facebook.

“Më bëri shumë përshtypje përkushtimi i tyre i madh në punë. Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe programi im parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve, sidomos për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Kosova mundet ma mirë për bujqit dhe blegtorët tanë”, ka shkruar tutje Hamza.