Hamza: Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë

Zjarret shqetësuan banorët në Komunën e Mitrovicës, kryetari Bedri Hamza ka falënderuar zjarrëfikësit, policinë dhe FSK-në, thotë se gjendja është nën kontroll

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka falënderuar zjarrëfiksit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës pasi ndihmuan për ta shuar zjarrin që përfshiu një kodër në Cerrnushë.

Hamza, përmes një postim inë Facebook, tha se banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël u ndjenë të shqetësuar pas këtij zjarri, por thotë se tani gjendja është nën kontroll.

“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll”.

Tutje, Hamza ka thënë se “Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika