Hapat për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit, temë diskutimi midis Osmanit dhe Allen

Nënsekretarja e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka thënë se gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për një sërë çështjesh

Nënsekretarja e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka thënë se gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për një sërë çështjesh, e që një nga to ishte marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Në një konferencë të përbashkët për media, Allen tha se rrugëtimi euroatlantik i Kosovës përmes Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe ishte një nga temat e diskutuara.

“Ne e mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit së ngushtë… Diskutuam për hapat kryesor për rrugëtimit e Kosovës euroatlantik përmes Asociacionit dhe për investimet në rini, trajnime dhe edukim për të siguruar një të ardhme të ndritur euroatlantike… Biseduam edhe për përkushtimin tonë për ta luftuar manipulimin e dezinformimit nga shtete e huaja e cila është një problem në rritje… Ky memorandum ndihmon në formalizmin e bashkëpunimit tonë sepse ajo tregon një përkushtim nga SHBA-të dhe Kosovës për të zhvilluar një qasje të përbashkët për të kuptuar më mirë dezinformimin nga të huajt…”, tha ajo.

Allen theksoi se SHBA-të janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës.

“Si gjithmonë… Jam e nderuar që jam këtu si mike dhe partnere”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika