Hapen dhjetë pozita të dedikuara për mërgatën në MPJD, Kurti u bën thirrje të aplikojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgatës të aplikojnë në “Programin për Diplomaci Qytetare”, ku parashihet të punësohen dhjetë qytetarë nga diaspora

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, u ka bërë thirrje mërgatës kosovare, që të aplikojnë në “Programin për Diplomaci Qytetare”.

Kurti, ka thënë se mërgata është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në vend. Sipas tij, programi i qeverisë do të ofronte mundësi që profesionistët nga mërgata të behen pjesë e vendimmarrjes në institucionet e Kosovës.

Përmes këtij programi, Kurti ka bërë të ditur se do të rekrutohen dhjetë profesionistë të rinj të diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një periudhë gjashtë mujore.

“Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, bëri të ditur se afati i fundit për aplikim , është 28 gushti i këtij viti.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika