Hapen dyert e qendrës më të madhe të votimit në Preshevë

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi po marrin pjesë dy lista te shqiptarëve

Qytetarët e Luginës së Preshevës sot do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti bëri të ditur se në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.

Ndërkaq, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri tha se janë 42 mijë e 786 qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të ushtrojnë vullnetin e tyre në 59 qendra votimi.

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi po marrin pjesë dy lista te shqiptarëve.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi./KP

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika