Hapen studimet e gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut në Gjermani 

Ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar hapjen e studimeve të gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut, duke e bërë atë universitetin e tretë në Gjermani që ofron këtë mundësi

Ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se janë hapur studimet e gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut.

Universiteti i Regensburgut është universiteti i tretë në Gjermani që ofron studime të gjuhës shqipe.

Ajeti ka thënë se kjo është një mundësi unike për të gjithë studente që janë të interesuar për studim e gjuhës shqipe.

“Një sukses i radhës – hapja e studimeve të gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut. Regensburg Universität është tani universiteti i tretë në Gjermani, pas atij Ludwig-Maximilians-Universität München dhe Universität Jena, që ofrojnë studime të gjuhës shqipe. Kjo është një mundësi unike për të gjithë studentët që janë të interesuar për studimin e gjuhës shqipe dhe për t’i thelluar njohuritë e tyre të një prej gjuhëve më të vjetra evropiane e me një histori të pasur dhe një kulturë të veçantë.

Ishte një kënaqësi që për nder të hapjes së studimeve shqiptare në Universitetin e Regensburgut, të mbaja një ligjëratë për profesorët dhe studentët e këtij universiteti dhe të bashkëbisedonim mbi prioritetet e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme kulturore. Përkrahja ndaj gjuhës shqipe si një opsion studimi në universitetet të tilla do të vazhdojë të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika