Akademia për fëmijët “Montessori”, ka hapur dyert edhe të objektit të tretë në lagjen Dardania në Pejë.

Prindërit nga ky muaj do kenë mundësi që të dërgojnë fëmijët e tyre, nga mosha 9 muajshe deri në 6 vjec, nga ora 7:30 deri në 17:00.

Udhëheqësja e këtij institucioni parashkollor, Florina Çeta, thotë se hapja e këtij objekti është bërë për shkak të kërkesave të shumta nga prindërit.
“Sot bëhet hapja e akademisë së fëmijëve Montessori 3, akademia e fëmijëve Montessori 3 do sherbejë për të gjithë famijët e qytetit tonë dhe rrethines duke filluar nga mosha 9 muajsh deri 6 vjec. Falë suksesit dhe rrezultatit dhe punës tonë me shumë përkushtim dhe dashuri per fëmijët nga suksesi i Akademisë së parë dhe të dytë e kemi këtë projekt”, ka deklaruar Florina Çeta – Drejtuese e “Montessori”.

Ajo tutje tregon detaje për metodën që do të përdoret nga kjo akademi “do punojmë me metodat dhe materialet e Montessorit ne të gjithë e dime që kjo metodë është ndër metodat më të mira në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës ne tërësi pasi paraqet zhvillimin e fëmijës në të gjitha fushat ku në të ardhmen po urojmë të kemi fëmijë të suksesshëm dhe qytetarë te ndershëm”.

Ndërkohë prindërit tregojnë për arsyet që i kanë shtyrë të zgjedhin pikërisht këtë akdemi për fëmijët e tyre.
“Arsyja kryesore pse unë kam vendos qe fëmija im të është pjesë e akademisë montesori sepse metodat e ‘Maria Montessorit’ janë ato që e zhvillojnë aftësitë fizike emocionale intelektuale te femijeve qysh në moshën e hershme”, ka potencuar Florentina Ademaj Fetahaj – Prind.

Derisa, edukatoret thonë se është kënaqësi të punojnë me fëmijët tek shpjegojnë mënyrën e të kujdesurit për ta.

“I mësojmë fëmijët me jetën praktike që ata cdo ditë ballafaqohen me të pastaj metoda i ngerdhen në vete edhe ato që me bashkëpunu mes veti, puna në grup puna individuale me materiale të cilat ata mund edhe ndihen mirë me to”, ka deklaruar Brikenda Plava – Edukatore.

Në këtë akademi, aktualisht janë të regjistuar rreth 200 fëmijë. Ky është i vetmi institucion në komunën e Pejës, në të cilin praktikohet metoda e Montessorit.