Ministria e Financave, të shtunën e shtatë majit, ka njoftuar se është hapur forma e aplikimit për masën e 100 eurove për të cilën mund të aplikojnë studentët.

Në njoftim thuhet se të drejtën e aplikimit e kanë studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

Po ashtu, përfitues të kësaj mase do të jenë studentët e rregullt apo aktivë, të cilët ndjekin studimet në në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë.

“Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt, të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale”, thuhet në njoftim.

Të drejtën e përfitimit nuk e kanë studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar për masën e 100 eurove si punëtor të sektorit privat apo publik.

Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës bëhet këtu. 

Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës bëhet këtu.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.