Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët deri në 16 vjeç

Të martën, Ministria e Financave ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, të cilët nga tani do të përfitojnë 10 euro në muaj

Ministria e Financave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga tani e tutje të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore.

Murati ka thënë se me këtë është përmbushur në tërësi një nga premtimet kryesore të qeverisjes.

Ndryshe, më 23 qershor 2022, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rishikimi i buxhetit ka mundësuar të zgjerohen skemat shtesë për fëmijët.

“Meqë sot kaloi edhe rishikimi buxhetit, kam kënaqësinë t’i njoftoj edhe qytetarët që për shkak të kalimit të rishikimit, tani do të kemi mundësi që prej muajt të ardhshëm të fillojmë me zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë. Pra, nga muaj i ardhshëm do të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë, sepse tani me hyrjen në fuqi të rishikimit, kemi edhe fonde të mjaftueshme”, është shprehur Murati.

Fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që kanë lindur në dy vitet e fundit i marrin nga 20 euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika