Hapet betejë ligjore për vdekjen e 12-vjeçarit pasi mjekët pezulluan ventilimin artificial
Ka ndërruar jetë Archie Battersbee, një djalë 12-vjeçar britanik në qendër të një beteje të gjatë ligjore midis prindërve dhe mjekëve për tërheqjen e trajtimit të tij. Ai ndërroi jetë në Spitalin Mbretëror të Londrës, disa orë pasi mjekët pezulluan ventilimin artificial duke e mbajtur atë gjallë. Lajmin e ka bërë të ditur nëna e […]
Ka ndërruar jetë Archie Battersbee, një djalë 12-vjeçar britanik në qendër të një beteje të gjatë ligjore midis prindërve dhe mjekëve për tërheqjen e trajtimit të tij.
Ai ndërroi jetë në Spitalin Mbretëror të Londrës, disa orë pasi mjekët pezulluan ventilimin artificial duke e mbajtur atë gjallë.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e 12-vjeçarit Hollie Dance e cila i’u tha gazetarëve të CNN se ajo ishte “shumë krenare që ishte nëna e tij”.
“Një djalë i vogël kaq i bukur, dhe ai luftoi deri në fund,” kishte thënë ajo.
12-vjeçari ishte në koma që nga muaji prill.
Ai po mbahej në jetë nga një kombinim i ndërhyrjeve mjekësore, duke përfshirë ventilimin dhe trajtimet me ilaçe.
Dance tha se spitali e kishte bërë të qartë se nuk kishte më opsione dhe se mbështetja e jetës do të tërhiqej të shtunën në mëngjes.
Mjekët përfundimisht arritën në përfundimin se djali ishte “i vdekur nga truri”, kjo bëri që familja e tij të ndiqte një betejë ligjore mbi ruajtjen e mbështetjes së tij jetësore me shpresën se ai do të shërohej.
Ditët e fundit, familja bëri oferta në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për ta transferuar atë në një bujtinë për të vdekur.
“Archie Battersbee ndërroi jetë të shtunën pasdite në Spitalin Mbretëror të Londrës pasi trajtimi u tërhoq në përputhje me vendimet e gjykatës për interesat e tij më të mira,” lexoi të shtunën në një deklaratë nga Alistair Chesser, shefi mjekësor në Barts Health NHS Trust.
Anëtarët e familjes së tij ishin të pranishëm pranë shtratit duke pritur edhe ngushëllimet në atë moment të vështirë.















