Hapet depo farmaceutike “Riga Pharm”

Barnatorja ''Riga Pharm'' pas nëntë vitesh veprimtari, falë suksesit dhe përkushtimit e korrektësisë në punë, ka arritur të hapë edhe depon e saj. Kjo depo, do ta fuqizoj edhe më tej këtë biznes dhe këtë sektor të ndërmarrësisë në vend

Riga Pharm

Para 9 viteve ishte vetëm 1 barnatore, qëllimi i së cilës ishte furnizimi i pacientëve me barëra për kujdes sa më të mirë shëndetësor.

Sot këtë qëllim po e realizojnë në shumë komuna të Kosovës, duke u rritur ndër vite.

Për një jetesë të shëndetshme të pacientëve, Riga Pharm është përkujdesur tash e pothuajse 1 dekadë, dhe kjo ka qenë arsyeja e rritjes së tyre.

Njëra ndër barnatoret e Riga Pharm

‘’Hapësira prej 400 m2 tashmë nuk po e përballonte zhvillimin e kompanisë, andaj ishte i pashmangshëm hartimi i një projekti për rritjen dhe kapacitetin logjistik. Ky projekt filloi të realizohet në fund të vitit 2021, ndërsa sot më 23 qershor 2022, jemi të lumtur që së bashku me ju jemi në hapjen solemne të investimit më të madh të bërë deri më sot nga kompania Riga Pharm’’, ka thënë Edita Doli.

Doli ka thënë se pas këtij suksesi, gjendet Arta Zeqiri, ajo e cila pasionin e saj e ktheu në profesion, por edhe më shumë.

‘’Për mua si farmaciste, hapja e barnatores së parë në vitin 2013, më shumë se sfidë ka qenë mundësi që nuk duhej humbur për ushtrimin që e kisha dhe e kam pasion. Sot pas nëntë vitesh punë angazhim ndjejë më shumë se kurrë përgjegjësi dhe privilegj për punën dhe angazhimet e mija si pronare e biznesit Riga Pharm’’, ka thënë Arta Zeqiri.

Arta Zeqiri, pronare e Riga Pharm

Ndërsa Veton Zeqiri, është shprehur se ky ishte investim i domosdoshëm për zhvillimin e këtij rrjeti, furnizimin e tij dhe atë që është synim i përhershëm, shërbimin e mirë e profesional ndaj çdo qytetari, falë të cilëve ekzistojmë, punojmë e ecim tutje. Siç e kemi nisur do të vazhdojmë me punë e korrektësi’’.

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi është shprehur se sektori i farmacisë ka një rëndësi të madhe në ekonominë e vendit.

‘’Fillimisht u interesova për historinë dhe çka është natyra dhe rëndësia e këtij biznesi, duke ditë se ky sektorë ka komponentën e biznesit dhe është një ndër bizneset më të rëndësishme (sektori farmaceutik). Ky sektor duhet të përkrahet dhe duhet të ketë vëmendjen e merituar’’, është shprehur Rukiqi.

Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Edhe përfaqësuesi i fshatit Cernicë, Sami Hoxha ka thënë se ky sukses është premtues, dhe do të sjellë edhe shumë suksese po ashtu.

Depo e Riga Pharm

”E mbaj mend kur para 10 vitesh e patët filluar me një barnatore, sepse ky biznes sado i vogël dukej, po ndodhte në vendin tonë’’, ka thënë Hoxha.

Krejt në fund padyshim se është bërë prerja e shiritit, e depos Riga Pharm e cila është hapur në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika