Edicioni i tretë i “Festivalit Ndërkombëtar i Posterit Prishtina 2023” është hapur duke gërshetuar gjithçka që lënë pas në vendlindje për të emigruar larg vendit.

Rreth 100 posterë të ndryshëm dhe me një qëllim të vetëm, emigrimin, i ka bashkuar artistët globalisht për të shndërruar Galerinë e Fakultetit të Arteve në një eksplorim të thellë të natyrës shumëplanëshe të emigrimit dhe të ndikimit të tij në kuptimin kolektiv të asaj që ta jepë ndjenjën e shtëpisë.

”Heavy rain”, ”Home/Hope”, ”Emergency exit” dhe ”Kosovo calling” janë vetëm disa nga 95 titujt e 95 posterëve të realizuar nga artistë që vijnë prej 20 shteteve të ndryshme të botës.

Festivali ka karakter garues dhe çmimet jepen në tri kategori: atë profesionale, studentore dhe të entuziastëve.

Më 28 nëntor ekspozita do të udhëtojë për në Tiranë, ku edhe do të shpallen fituesit për edicionin e sivjetmë dhe do të përmbyllet më datë 13 dhjetor.