Pikturat e realizuara në kuadër të aktivitetit “Trashëgimia kulturore – Thesar i regjionit ndërkufitar” do të ekspozohen nga 4 korriku në Galerinë e Arteve (Shtëpia e Kulturës) në Pejë.”

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 9 korrik 2022.

Pamje të ekspozitës

Gjatë këtyre ditëve, dhjetë artistë të rinj janë bërë pjesë e “Trashëgimia kulturore – Thesar i regjionit ndërkufitar”. Nëpërmjet veprave artistike artistët promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të komunës së Pejës dhe Gucisë.

“Kolona e arteve” është një nga aktivitet e shumta të zhvilluara në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore – Thesar i regjionit ndërkufitar”.

Pamje të ekspozitës

Ky aktivitet ka për synim përmirësimin e situatës ekonomike të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet e implementohet nga Komuna e Pejës dhe Komuna e Gucisë.