Hapet ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare” në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Të premtën e 17 qershorit është hapur ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, në Muzen Kombëtar të Kosovës

Pamje të ekspozitës "Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare"

Të premtën e 17 qershorit është hapur ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, në Muzen Kombëtar të Kosovës.

“Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, është projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe synon paraqitjen e trashëgimisë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive.

Kjo ekspozitë synon të ndikojë në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptar të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe më gjerë.

Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pathëna apo të pashkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut të Pazarit të Ri, forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij kujtojmë se është fotografia”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i Muzeut Kombëtar të Kosovës

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika