Hapet “Forumi i Solareve 2022” i organizuar nga Ministria e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar për hapjen e programit për energjinë e ripërtëritshme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se të enjten, nën organizimin e kësaj ministrie bashkë me USAID Kosovo, është hapur “Forumi i Solareve 2022”.

Rizvanolli ka thënë se me anë të këtij organizimi synojnë që të promovohen investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

“Fokusi i Forumit këtë vit është promovimi i investimeve në burime të ripërtëritshme të energjisë, e që është edhe pjesë e rëndësishme e Strategjisë së Energjisë 2022-2031 për diversifikimin e miksit energjetik të vendit”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Rizvanolli ka folur edhe për programin kompakt të MCC-së, i cili sipas saj do të ndikojë në stabilitetin e rrjetit të furnizimit.

“Programi kompakt i MCC në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për ndërtim të kapaciteteve akumuluese që do të integrohen me burime të ripërtëritshme në rrjet dhe do të ndikojë ne stabilitetin e rrjetit të furnizimit”, ka deklaruar ajo.

May be an image of 1 person, standing and indoor

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika