Hapet gara për Evropianin e Vitit

Driton Kuka, Egzon Syla, Indra Jashari janë disa nga emrat e të nominuarve për t'u shpallur Evropiani i Vitit nga BE

Bashkimi Evropian në Kosovë e ka publikuar listën e të nominuarve për t’u shpallur Evropiani i Vitit.

Kjo është hera e tetë që Bashkimi Evropian në Kosovë do t’ia ndajë këtë çmim një individi apo institucioni që ka kontribuuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë.

Trajneri i xhudos, Driton Toni Kuka, Komandanti i FSK-së, Egzon Syla, drejtoresha e OJQ-së Avenja, Gordana Doriq, mësuesja Indra Jashari dhe këngëtari i ri Ledion Halitaj janë të nominuar.

Afati i fundit për votim është 25 prilli, deri në ora 17:00.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika